23-11-2024

Faton Peci në Rahovec për Ditën e Verës, lavdërohet pak për subvencionet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Rahovec në shënim të Ditës së Verës, ku se bashku me përfaqësues së Shoqatës se Verëtarëve, Shoqatës se Gastronomeve dhe Odes së Hotelerisë dhe Turizmit do të bashkëbisedojnë rreth mundësive për bashkëpunim ndërsektorial.

Ministri Peci gatë fjalimit të tij njoftoi se gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri kaq të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, bujqit e Komunës së Rahovecit janë përkrahur deri më tani me 21 milionë euro në kategorinë e granteve, subvencioneve, dhe kompensimin e dëmeve ne bujqësi.

Si institucion, ai tha se e përkrahin sektorin e vreshtarisë dhe veretarise përmes granteve dhe subvencioneve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Verarisë. Ne kemi zbarkuar në Kryeqytetin e Bujqësisë, në Rahovec ku është qendra dhe promovimi kryesor i verarisë në Kosovë. Shënimi i kësaj dite ka disa arsye: e para promovimi i punës së mirë që po bëjnë vreshtarët dhe verëtarët në ofrimin e verës sa më cilësore. Kemi ardhur në një tur në disa kantina, për momentin jemi të ‘KosovaWine’. Unë si ministër dëshiroj të bëj një apel që sa më shumë të promovojë produktet vendore dhe në funksion dhe kërkesa ime për gjitha shoqatat gastronome e çdo restorant që minimalisht ta ketë një prodhues të Kosovës në mënyrë e vet që e shërben. Mendoj që është një veprim patriotik dhe përtej aspektit patriotik, sektori i verave ka arritur në një nivel të lartë të cilësisë”, tha Peci.

“Nga viti 2021 deri në vitin 2024, 1, 5 milion euro është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë”, theksoi ai.

E Fatmir Shehu pronar i “Kosova wine” në Rahovec, falënderoi ministrin Peci për përkrahjen dhe mbështetjen këtij sektori./ PR

Asnjë koment

Comments are closed.