FBK dënon Bashkimin
Skuadra e Bashkimit është dënuar me 300 euro gjobë nga Federata e Basketbollit të Kosovës për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta në fushë të lojës nga shikuesit përgjatë ndeshjes Bashkimi – Prishtina.FBK ka bërë të ditur se përveç Bashkimit në xhiron XXV të Superligës dënime kanë marrë edhe disa lojtarë dhe trajnerë të skuadrave tjera.
Malcolm Canada (KB Prizreni) 100 euro për gabim teknik, Arbnor Rifati (KB Prizreni) 150 euro për gabim teknik, Arian Qallaku (KB Rahoveci) 50 euro për gabim teknik, Ilir Selmani (KB Trepça) 150 për gabim
teknik, Hekuran Husaj (KB Borea) 50 euro për gabim teknik dhe Valon Sylejmani (KB Lipjani) 50 euro për gabim teknik.
Ndeshja më e shikuar e xhiros ka qenë ajo në Mizahir Isma të Rahovecit, ku vendasit mposhtën Trepçën para 2 mijë e 300 shikuesve.Pas kësaj vjen 13 qershori i Suharekës ku 1 mijë shikues ndoqën Ylli – Prizreni, ndërsa 500 ishin në derbin Bashkimi – Prishtina.Borea – Lipjani në Karagaç u ndoq nga 50 persona.