Femrat prijnë për nga numri i foshnjave të lindura në Prizren
Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 13 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
5 meshkuj
8 femra
6  lindje “cezariane”  (me operacion).				               	
				               	
				               	
Pos, numrit më të madh të gjinisë femërore në raport me djemtë, karakteristikë tjetër gjatë këtij 24-orëshi është edhe rritja e numrit të lindjeve, apo tri më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm dhjetë raste.
Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve./GazetaePrizrenit.net/
 
						 