03-12-2024

Femrat prijnë për nga numri i foshnjave të lindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 13 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

5 meshkuj
8 femra
6  lindje “cezariane”  (me operacion).

Pos, numrit më të madh të gjinisë femërore në raport me djemtë, karakteristikë tjetër gjatë këtij 24-orëshi është edhe rritja e numrit të lindjeve, apo tri  më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm dhjetë raste.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.