24-11-2024

Fermerët prizrenas njoftohen për mundësinë e granteve

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Caritas-in zviceran, kanë organizuar të martënë takim informues për grantet që do të shpërndahen për fermerët në kuadër të projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale “.

Pjesë e këti sesioni informues, ishin fermerë të ndryshëm, drejtues të shoqatave dhe përfaqësues të institucionëve të ndryshme. Nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj, tha se komuna vitin e kaluar përmes subvencionëve ka ndihmuar fermerë të ndryshëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, dhe se një gjë e tillë po vijon edhe vitin në vijim edhe përmes projektit të përbashkët me Caritas-in zviceran.

Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, tha se ky projekt bashkëfinancohet nga komuna e Prizrenit me 35 %, Karitasi zviceran 50 % dhe përfituesit e granteve në participim prej 15 %, përveç fermerëve në gjendje më të rëndë ekonomike, për të cilët janë paraparë lehtësira, njoftoi ai. Përfaqësuesi i Caritas-it zviceran, Nderim Pasuli, tha se kjo organizatë jashtë pakove të parapara do të angazhohet edhe në certifikimin e fermerëve me standarte të prodhimtarisë organike dhe asaj integrale, sepse kultivimi i mjedrës, boronicës, dredhzës, bletëve dhe bimëve mjekuese dhe atyre aromatike, i dedikohet tregut të jashtëm, bëri të ditur ai.

Inxhinieri i bujqësisë, Nait Ukaj, kultivues i mjedrës dhe dredhzave, këtë projekt e vlerëson tejet të rëndësishëm për fermerët, dhe gjithashtu kërkon fuqizimin e shoqatave të fermerëve në Prizren.

Për një gjë të tillë, kërkohet edhe mbështetje institucionale, theksoi ai. Nga ky projekt, pritet të përfitojnë nga 20 deri 30 fermerë./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.