19-05-2024

Rahovec: Sulmon bashkëshorten dhe nënën në ndikim të alkoolit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore – Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Hoçë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku i dyshuari në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndaloj të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se i dyshuari  (K/serb), nën ndikimin e alkoolit, fillimisht ka sulmuar bashkëshorten, shqiptare/shtetase e Republikës së Shqipërisë, e më pas edhe nënën e tij femër K/serbe.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.