26-04-2024

Festa me armë në dasmë i kushton prizrenasit, përfundon në ndalim policor

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një 44-vjeçar në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur dje në rrugën ‘Jashar Salihu’ në lagjen Arbana, ku njësitet policore kishin shkuar pasi kishin marrë informatën se atje janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, është arrestuar personi i dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Asnjë koment

Comments are closed.