25-11-2024

Festa u kthye në tragjedi, si dyshohet se u vra polici aksidentalisht nga kolegu i tij

Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen e një zyrtari policor në fshatin Zllatar të Prishtinës. Polici Lirim Haxholli humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit.

Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi sonte.

Sipas këtyre burimeve gjithçka ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mbledhën për të festuar për qejf.

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njëri nga zyrtarët policorë dyshohet se aksidentalisht e shkrepi armën e zjarrit dhe plagosi policin Haxholli.

Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sinjali po ashtu mëson se viktima dhe i dyshuari, ishin të gjeneratës së njëjtë.

Asnjë koment

Comments are closed.