03-05-2024

Vrasja e policit në Zllatar, raportohet për 15 policë të suspenduar

Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasi në një vilë në Zllatar ishin mbledhur për qejf një grup i madh i zyrtarëve policorë.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se nga ky grup policor kishte masivisht gjuajtje festive me armë zjarri.

Festa e tyre u kthye në tragjedi, kur aksidentalisht u plagos polici i ri Lirim Haxholli.

Intervistimi i këtij grupi policor nga ana e prokurorisë dhe hetuesve policorë, siç mëson Demokracia.com, ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe vendimi përfundimtar është suspendimi i 15 zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast, ku për 6 prej tyre prokurori i rastit e ka vendosur masën e paraburgimit.

Polici Lirim Haxholli, i cili humbi jetën tragjikisht në këtë rast ishte rreth moshës 25 vjeçare. /Demokracia

Asnjë koment

Comments are closed.