14-11-2026

Parashikimi i motit për të dielën, 15.11.

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave. Më vonë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të zhvillohen edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.