Festë në Prizren, ja kujt i takoi derbi

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:84 (19:26, 31:22, 14:21, 14:15), në përballjen që u zhvillua në Prizren, e që i takonte javës së 21-të të Superligës.

Njëherësh këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet më 13-17 shkurt në Gjakovë.

Në shtatë minutat e parë të ndeshje u zhvillua lojë e barabartë, por prizrenasit më pas shkëputen në 17:26, derisa çereku i parë përfundon 19:26. Pejanët u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke përmbysur shifrat në 44:38, derisa pjesa e parë përfundoi 50:48.

Perioda e tretë ishte interesante, ku herë njëra skuadër ishte në epërsi e herë tjetra, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 64:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit ishin interesante, por Bashkimi i përkrahur nga tifozët në Prizren arriti të triumfojë 78:84.

Më i miri te Peja ishte Larry Thomas me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 24 pikë dhe nëntë kërcime.

Peja është e dyta me 15 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi i gjashti me tetë fitore e 13 humbje.