02-12-2024

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec, nga 13-15 shtator

Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi, njofton se nga data 13 deri 15 shtator 2019, do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, në Rahovec ku do të shpalosen poezitë nga vende të ndryshme botërore

Pjesëmarrësit janë autor të shquar të vendeve nga vinë si: Anne Tannam- Irelandë, Ali al Ameri- Emiratet e Bashkuara Arabe, Andrew Singer- SHBA, Beppe Costa- Itali, Tendo Taijin- Japoni, Mercedes Roffe- Argentinë, Miriam Neiger Fleischmann- Izrael, Jack Mc Cann- Irelandë, Luan Rama- Shqipëri/Francë, Olimbi Velaj- Albania, Peter Andrej- Slloveni, Vladimir Martinovski- Maqedoni, Ramiz Huremagic – Bosnie, Ndrekë Gjini- Shqipëri/ Irelandë, Kristian Wikborg Wiese-Norvegji, Poul Lynggaard Damgaard- Danimarkë si dhe poetët nga Kosova Faruk Buzhala, Xhevat Latifi, Tahir Hoxha, Jeton Kelmendi, Lulzim Tafa, Donika Dabishevci, Sali Bashota, Sibel Halimi, Murteza Osdautaj Vjollca Kuqi, Ismail Gashi, si dhe do të promovohet krijimtaria letrare e poetit për femijë Jonuz Fetahaj.

Pjesëmarrësit edhe në këtë edicion do të kenë mundësinë të njoftohen me traditën, artin dhe kulturën e Kosovës.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, në Rahovec tash e pesë vite me radhë tubon zërat më të fuqishëm të skenës botërore të poezisë dhe audiencës i mundëson që të njoftohen me poetë dhe poezi e cila kultivohet në këtë kohë.

Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë është poeti, Fahredin Shehu./Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.