22-07-2024

Feston me armë në aheng, policia konfiskon armën në një fshat të Suharekës

Policia ka konfiskuar një pistoletë me të cilën ishte shtënë në rrethinën e Suharekës, ndërsa rastin e ka vlerësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në person i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në fshatin Peqan të Suharekës.

Policia ka njoftuar se njësiti policor ka konfiskuar armën  e kalibrit 9 mm dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.