27-07-2024

FFK-ja i çon letër kryetarit të Prizrenit: Harro politizimin e Lirisë (Dokument)

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dal në mbrojtje Lirisë së Prizrenit, e cila vazhdon të përzihet nga politika. Shtëpia e futbollit kosovar, përmes një letre dërguar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se nuk do ta lejojë ndërhyrjen politike nga Komuna në klubin bardh e zi, raporton Gazeta Express.

FFK-ja ia ka bërë me dije Haskukës se këtë nuk do t’ia lejojnë as institucionet tjera si Ministria e Sportit apo edhe UEFA e FIFA.

Ky reagim i FFK-së ka ardhur pas informatave që ka marrë nga kryesia e klubit se Komuna e Prizrenit po tenton t’i dërgojë në klub emisarët e vet politikë, raporton Gazeta Express.

Liria ka rënë nga Superliga në Ligën e Parë. Politika konsiderohet si fajtore e rënies së madhe të klubit që dikur ishte me nam të madh në vendin tonë. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.