26-03-2025

Fikrim Damka: Aktakuza është e pabazë, do të vërtetohet pafajësia

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka e quajti të pabazë aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tij dhe një personi tjetër, të afërm të tij, për sulm dhe kanosje, duke shtuar se pafajësia e tij do të vërtetohet në gjykatë.

“Aktakuza është e pabazë dhe besoj se në gjykatë do të sqarohet gjatë seancave, dhe do të vërtetohet pafajësia”, tha Damka për Radio Televizion Publik.

Madje, Prokuroria në Prizren ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj ministrit Damka dhe një tjetër personi me inicialet F.D i vitit të lindjes 1992, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, më 9 shkurt, ditë kjo që në Kosovë mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Derisa, ata ishin arrestuar mbrëmjen e së dielës së 9 shkurtit, ndërsa më 11 shkurt ndaj Damkës dhe familjarit të tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi Gjykata Themelore në Prizren kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për dy të pandehurit.

Ndërsa, Damkës i ishte ndërprerë masa e arrestit shtëpiak më 7 mars

Asnjë koment

Comments are closed.