23-11-2024

Fillimi i javës shënon numër të ultë të lindjeve në Prizren

Fillimi i kësaj jave është karakterizuar me numër shumë të ulët të lindjeve në qendrën spitalore të Prizrenit. Kështu për dallim nga ditët tjera, kur numri i lindjeve ka qenë më i madh,  dy ditët e fundit  janë regjistruar vetëm 9 raste, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Kështu në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes), gjatë të dielës dhe të hënës kanë lindur vetëm 10 foshnja.  Një rast ndërkaq,  ka qenë gemellar (binjak).

Nga të posalindurit vetëm dy kanë  qenë meshkuj, ndërsa 8 femra.

Edhe numri i lindjeve me operacion ka qenë i vogël, vetëm dy sosh.

Ndryshe, mbështetur në raportin e qendrës spitalore, gjatë ditëve tjera të muajit, numri i lindjeve ka qenë dukshëm më i madh. Ai ka ndryshuar vazhdimisht, por numri i lindjeve të regjistruara zakonisht ka qenë midis nëntë deri në 18 lindje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.