23-11-2024

Filloi mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat e Malishevës

Në Mirushë, Urim Thaçi është zgjedhur kryetar i fshatit, ndërsa në Maxharrë është zgjedhur Muhamet Kastrati, e po ashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e fshatit me nga shtatë anëtar, si dhe pozitat e nënkryetarit dhe sekretarit të fshatit.

Për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka formuar edhe komisionin që do të merret me organizmin dhe monitorimin e zgjedhjeve, të cilët në çdo takim në secilin fshat, fillimisht i njoftojnë me procedurat e zgjedhjeve, sipas rregullores për zgjedhje dhe më pas procedohet me mbajtjen zgjedhjeve, sipas rregullores.

Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në këto dy fshatra, nuk janë shënuar probleme të cilat ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve.

Fotografia e Komuna Malishevë

Asnjë koment

Comments are closed.