24-04-2024

Dy pistoleta konfiskohen në dy lokacione të Prizrenit

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në orët e pasdites,  të datës 10 qershor 2019, në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku pas informacionit të pranuar për një raste rrahje në një market njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku tek i  dyshuari S. G. (lindur me 1969) shtetas i Republikës së Kosovës , kanë gjetur dhe kanë sekuestruar pistoletën e tipit HS tip XDM, për të cilin dyshohet se e ka ekspozuar armën në rastin e rrahjes edhe pse për të cilën dëshmohet se ka lejen përkatëse për të.

“Në rastin e dytë njësitet policore kanë pranuar një informacion të besueshëm që një person në rrugën e transitit të vjetër në Prizren, në një kafene ka ekspozuar armën e tij. Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku nga i  dyshuari R. Q. (lindur me 1991) shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se armën e tij e ka pa leje përkatëse të organeve kompetente, e cila ishte e tipit “Ekol special 99” dhe dy fishekë të cal 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë në Prizren.

Në të dyja rastet, në konsultim me prokurorin e shtetit rastet shkojnë në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.