23-11-2024

Fillojnë vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve në Komunën e Prizrenit

Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sot kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri dhe stafin menaxhues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ultë “Mustafa Bakiu”, për të parë nga afër këtë proces.Qëllimi i këtyre vizitave është identifikimi dhe parandalimi i hershëm i problemeve shëndetësore që iu paraqiten fëmijëve. Në kuadër të këtyre vizitave do të realizohen rreth 35 matje të ndryshme, si matja e peshës, të gjatësisë, kontrollit të eshtrave, kontrolli stomatologjik, të të pamurit si dhe zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve.

Prizren /  Fillojnë vizitat mjekësore nëpër shkolla

Në një fjalë rasti, kryetari Haskuka deklaroi se “Databaza që do të krijohet nga këto matje do të na ndihmojë në identifikimin e problemeve që mund të paraqiten dhe do jetë një indikator shumë i mirë për atë se në çka duhet të investojë komuna për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat paraqiten te fëmijët. Uroj gjithë stafin mjekësor për punën që po e bëjnë, ndërkaq ne si Komuna e Prizrenit do të vazhdojmë mbështetjen për çfarë do që është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve tanë”.

Asnjë koment

Comments are closed.