23-11-2024

Fillon aplikimi për rimbursimin e kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se  nga data 1 janar 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

“Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM4/2019, ka filluar nga data 1 janar 2019 dhe vazhdon deri me 31 janar 2019”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thekson se aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 €”, vijon njoftimi.

ATK thekson se numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 €.

“Kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes me llogarit e tyre bankare,  të sigurohen që llogaria të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale. Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal”, thuhet në komunikatë.

Administrata Tatimore thotë se nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.