19-05-2024

Një i mitur arrestohet, ndërsa tjetër arratiset pas një tentim vjedhje në Prizren

Një person i mitur është arrestuar, ndërsa një person tjetër i dyshuar për një rast të vjedhjes në tentativë është në arrati, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë tentuar t’i hapin me forcë derën e shtëpisë së një personi të komunitetit boshnjak,  i cili për këtë kishte  njoftuar organet e rendit.

“Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia janë identifikuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, njëri është në arrati, kurse tjetri  (i mitur) është identifikua dhe arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën ”Hoxhë Tasini” në Prizren, rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në kohëzgjatje për 24 orë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.