Fillon asfaltimi i rrugës përballë LSHP-së
Ka filluar asfaltimi i pjesës së trasesë në segmentin e rrugës, që kalon përballë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) dhe që vazhdon kah pjesa e Marashit, skaj lumit, në të cilën janë kryer punime.
Ky segment tashmë është në përfundim e sipër. Për shkak të qarkullimit të shtuar në këtë pjesë të hyrje-daljes, sidomos tashmë kur në Prizren vijnë edhe nxënës në shëtitje janë krijuar tollovi dhe pritje.
Finalizimin e projektit e ka paralajmëruar edhe kreu i komunës, Mytaher Haskuka, i cili në “facebook’, ka shkruar se asfaltimi i trasesë e kthen normalitetin në këtë pjesë.
Përfundimi i punimeve është i mirseardhur aq më tepër tashmë, kur pas pesë ditësh, shënohet edhe 140 vjetori i LSHP-së, në të cilin pritet pjesëmarrje e mysafirëve nga viset shqiptare dhe diaspora, si dhe të studiuesve të huaj.