23-04-2024

Nxënëset nga Kërvasaria kampion të Kosovës në futsall

Në kuadër të garave të sportit shkollor, sukseseve të shkollave të Komunës së Malishevës, iu shtua edhe ekipi i vajzave të shkollës “28 Nëntori” nga Kërvasaria, të cilat u bënë kampion të Kosovës, duke zënë vendin e parë.

 

Për këtë sukses të arritur, sot, ekipin e futsallit e kanë pritur Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, të cilët i kanë uruar nxënëset, për suksesin e treguar.

 

“Na keni bërë krenar me suksesin tuaj, ku krahas shkollave tjera, edhe ju keni arritur të jeni të më të suksesshmet në nivel republike. Kjo tregon se mësimdhënësit tanë janë të përkushtuar në punën e tyre, e po ashtu edhe ju si nxënës jeni të përkushtuar dhe këtë më së miri e keni treguar, pasi keni zënë vendin e parë në vend. Ne ju urojmë suksese edhe të mëtutjeshme në garat tjera, në të gjitha fushat”, tha kryetari Begaj, gjatë pritjes për ekipin e futsallit të SHFMU “28 Nëntorit” nga Kërvasaria.

 

Garat në të gjitha fushat e sportit shkollor, janë organizuar nga Federata e Pedagogëve të Sporti Shkollor në Kosovë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.