23-06-2021

Fillon menaxhimi i integruar i kufirit Kosovë-Shqipëri, hapet pikëkalimi i revitalizuar në Morinë.

Sot hapet pikëkalimi kufitar i revitalizuar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë.

Revitalizimi i pikëkalimit përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative të cilat do të mundësojnë zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

Pikëkalimi kufitar në Morinë e mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave përmes Kosovës, si dhe pothuajse të gjithë trafikun turistik që hyn në Shqipëri nga verilindja.

Projekti prej një milion euro, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ofron infrastrukturë për kontrolle efikase të kufirit, në përputhje me kërkesat e BE-së duke pasur parasysh standardet e Schengenit.

Pikëkalimi i rindërtuar kufitar mbështet punën e policisë kufitare dhe të migracionit, duke kontribuar në arritjen e efikasitetit më të lartë dhe performancën më të mirë.

Në ceremoni marrin pjesë shefat e BE-së në Kosovë dhe Shqipëri, Nataliya Apostolova dhe Romana Vlahutin, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj. /koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.