18-05-2024

Fillon rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë

Sot kanë nisur punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në komunën e Malishevës.

Sipas një njoftimi dërguar medieve, rregullimi i këtij shtrati përveç tjerash do të jetë masë mbrojtëse edhe nga vërshimet e mundshme.

“Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha, ka rëndësi të madhe në shumë aspekte, duke filluar me krijimin e pamjes më të mirë, pastaj krijimin e shtigjeve për ecje, rekreacioni, si dhe do të luaj edhe rolin e marrjes së masave preventive për mbrojtje nga vërshimet e mundshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Punimet i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi.

Asnjë koment

Comments are closed.