Filmi shqiptar ‘Blini’ nominohet në kategorinë e veçantë në Oscars
Lajmi se ky film është në mesin e finalistëve e ka gëzuar shumë regjisorin Erblin Nushin.
“Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty”, ka shënuar ai në postimin e tij në Facebook.
Filmi është në mesin e finalistëve së bashku me tetë filma të tjerë në kategorinë “Narrative”. Erblin Nushi me filmin e tij “Blini” prezantohet në kuadër të universitetit George Mason.
Filmi “Blini” ka pasur premierën kombëtare në kuadër të edicionit të fundit të PriFilmFest-it këtë vit./ KultPlus.com