06-05-2024

Shkunden dritat në “Fadil Vokrri”

Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë shkundur një pjesë e dritave në stadiumin “Fadil Vokrri”, vetëm një ditë pas hapjes zyrtare me ndeshjen Drita-Prishtina, e vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll.

“Shpend ky a është kontribut a dështim i juaji? As dy javë ditë nga emri “Fadil Vokrri” mbeti ‘Fad Krri”, shkruan Azemi./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.