18-05-2024

RA NË LOGUN E NDERIT PËR TË MOS VDEKUR KURRË

(Me rastin e 20-vjetorit të rënjes së Komandant Petritit-Remzi Ademaj)

   Shkruan: Azem Ramadani

“Është vrarë Komandanti” jehuan keto fjalë kobshëm me 15.08.1998,  natën vonë ne seline e Shtabit te UÇK-se ne Jeshkovë. Nuk po u besonim vesheve. Nuk eshte e mundur. Ishte luftë dhe rënjet ne fushën e nderit ishin normale. Por të jetë i pari Remzi Ademaj, Komandanti i Shtabit te UÇK-se ne Vërri te Prizrenit,  këtë kurrë s’po mund ta besonim.

Duke u kthyer nga nje takim ne Kleçke me Shtabin e Përgjithshem te UÇK-se ku kishte marre detyra te reja, Komandant Petriti ra në nje pritë te ngritur nga forcat okupatore serbe ne kryqezimin e rrugeve Atmaxhe-Nashec-Grazhdanik me ç’rast  automjeti me te cilin po udhëtonte u sulmua nga disa drejtime . Ai rezistoi dhe luftoi bashke me shoqeruesit e vet si luan deri sa e mori nje plumb ne gjoks. Mesnata e atij 15 Gushti te 1998 u ndriçua nga krismat e armeve te ndryshme qe jehuan per amshimin e Remzi Ademaj, ketij trimi te paepur qe do te kujtohet brez pas brezi.

Remziu qysh i ri ne vitet  e 70-ta te shekullit te kaluar kishte marrë udhët e gurbetit si shume te rinj duke mos patur asnje perspektive ne Kosoven nen okupimin serb. Ne Gjermani kishte rene ne kontakt me shume veprimtare te çeshtjes kombetare e nder ta me Jusuf Gervallen e Kadri Zeken. Veprimtaria e tij e gjithanshme kishte rene ne sy te Sigurimit serb dhe bashkepunetoreve te tij shqipfoles. Keshtu ne vitet 80-ta te shekullit te kaluar ai burgoset dhe denohet me shume vite burg. Ne fillim te viteve 90-ta pas lirimit nga burgu ai nuk e ndali veprimtarine atdhetare, por vazhdoi tashme ne organizimet “legale” por edhe ilegale si ne KMDLNJ, Shoqaten “Nena Tereze” ne fshatin e tij Zhur si dhe ne organizimin e Ministrise se Puneve te Brendshme te Republikes se Kosoves. Perseri burgoset dhe denohet nga gjykata serbe.

Por me te dale nga burgu dhe me fillimin e luftes se UÇK-se ne vitin 1998 ai pa asnje hezitim kyçet ne radhet e saj dhe nga Shtabi i Pergjithshem ngarkohet me detyren e Komandantit te Njesitit “Petriti” ne fashatrat e Vrrinit ne Prizren qe ishte edhe fillimi i organizimit te UÇK-se ne keto ane. Bagazhi i tij i nje veprimtari te hershem te çeshtjes kombetare bene qe autoriteti i tij te kete ndikim te jashtezakonshem pozitiv ne rritjen dhe masivizimin e radheve te UÇK-se ne Prizren. Ne Vërri ai kishte bashkeluftetare disa veprimtare atdhetare te deshmuar tshme qe e kishin pranuar per Komandant Remzi Ademajn, si Xhevat Berisha, Salajdin Berisha, Ismajl Kryeziu nga Arbana, Zafir Berisha, Xhimshit Krasniqi, Mursel Osmanaj, Naser Berisha, Elbasan Shosha etj.

Qe nga qershori e deri ne fillim te shtatorit te vitit 1998 fshatrat e rajonit te Vrrrinit dhe Tusuzi paralagje e qytetit te Prizrenit, kane qene zona te lira ku soldateska serbe nuk ka mundur te depertoj. Organiken e Shtabit te UÇK-se me seli ne Jeshkove, Remziu e kishte kompletuar duke iu ngarkuar me pergjegjesi sektoret kyq te Shtabit njerezeve me te besuar qe kishte siç shihet edhe nga ditari i luftes qe e mbante me pedanteri prej fillimit te muajit korrik 1998 e deri me 14 gusht te vitit 1998.

Gjithe ky organizim me istikame dhe armatime te ndryshme ne tere zonen e lire, ishte arritur fale shpirtit luftarak dhe sypatremur te Komandant Remzi Ademaj, besimit qe kishin te gjithe luftetaret dhe populli i fshatrave te Vrrinit qe i mbajti dhe perkrahu luftetaret e lirise me çdo gje qe pat dhe qe ne fund edhe u sakrifikuan me se shumti e sidomos fshati Lez dhe Jeshkove. Forcat serbe e kishin testuar organizimin e UÇK-se ne Verri me 16 korrik 1998 ne Hoqe te Qytetit dhe ne Tusuz si dhe me 7 gusht 1998 ne Billushe, por kishin ndeshur ne rezistence te forte te luftetareve te UÇK-se dhe ishin zbrapsur kokeulur.

Vrasja e Remzi Ademaj me 15 gusht 1998 ishte humbje e pakompenzueshme per organizimin e UÇK-se ne Verri dhe me gjere. Sipas bashkeluftetareve qe mbeten te plagosur ne priten ku u vra Remziu, vrasesit polic serb kur u siguruan se e kishin vrare Komandant Petritin ishin terhequr me te shpejte sepse misionin vrastar e kishin realizuar, gje qe na jep me kuptuar se prita nuk ishte veprim rutinor i tyre por nje ndermarrje e studjuar dhe e pergaditur mire me te vetmin qellim goditjen dhe vrasjen e trurit te UÇK-se ne Prizren dhe me gjere –Remzi Ademaj.

Por bashkeluftetaret me besnik te tij e vazhduan misionin e Komandant Petritit- luften per çlirimin e Kosoves. Kështu ne fillim te shtatorit te vitit 1998 ne Epopene e lavdishme te Vrrinit rane ne vijen e pare te frontit Xhevat Berisha e Salajdin Bersha, Ibrahim Osmanaj, Bekim Berisha, Agim Shala, Avdi Shala, Besim Shala e te tjere trima e heronj si keta. Poashtu me 11 mars 1999 po ne Jeshkove rane ne fushe te nderit Hysen Rexhepi, Bashkim Suka, Alajdin Xhezairi, Ymer Shala, Ymredin Shala etj.

Lavdi jetes dhe vepres se Remzi Ademaj dhe gjithe bashkeluftetareve deshmore te UÇK-se!

 

Asnjë koment

Comments are closed.