Filmohet momenti kur një burrë u lirua nga një burg sirian: O zot drita
Gazetarët atje po kërkonin gazetarin amerikan Austin Tice, i cili ka qenë i burgosur në Siri për 12 vitet e fundit dhe familja e tij shpreson ta gjejë atë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.
Ai besohet se është kapur pranë Damaskut në gusht të vitit 2012, ndërsa raportonte për luftën civile në Siri.
Ekipi vizitoi vendet e fshehura të paraburgimit, ku një numër i madh civilësh u torturuan dhe u rrahën për vdekje. Ata panë qelitë dhe vunë re se njëra ishte ende e mbyllur.
Ata gjetën një të burgosur që ishte mbyllur për katër ditë pa ujë, ushqim dhe dritë të ditës. Ai as nuk e dinte se çfarë po ndodhte në pjesën tjetër të vendit.
“Gjithçka është në rregull, gjithçka është në rregull, ne jemi gazetarë, unë jam civil”, i tha gazetari.
I burgosuri i tha ushtarit që ishte me ekipin e shtypit se tre muajt e fundit ishte mbajtur në qeli.
“Faleminderit zotit që shpëtove, tani je i sigurt, mos ki frikë, je i lirë”, u përgjigj ushtari.
Pas tre muajsh izolim pa dritare, ish i burgosuri më në fund mundi të shihte qiellin.
“O Zot është dritë, ka dritë, po dridhem, po më dridhet fytyra”, tha ai dhe i kërkoi turmës të qëndronte me të.
Pasi i thanë se Siria ishte e lirë, ai e puthi ushtarin. /Telegrafi