18-04-2024

Finale drithëruese, Trepça fituese e Kupës (foto)

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll, pasi sonte mundi Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66, në finalen e zhvilluar në Rahovec.

Dueli mes dy rivalëve të përbetuar në vendin tonë, Sigal Prishtina dhe Trepça, ka prodhuar një super-duel nga sekonda e parë e deri tek sekonda e fundit e kësaj supersfidë, ndeshje kjo që u zhvillua në një atmosferë drithëruese të krijuar nga ‘Torcida’ dhe ‘Plisat’.

Trepça ka shkuar në pushimin  në mes dy pjesëve në epërsi prej një pikë (41-40).

Lojë dramatike është zhvilluar edhe në dy periudhat e fundit të kësaj të madhe.

Rezultati gjithnjë ishte i ngushtë, derisa në çerekun e fundit, basketbollistët e Trepçës e kontrolluan më mirë lojën në parket, dhanë gjithçka nga vetja, duke përfituar nga disa gabime të Prishtinës, dhe në fund ia dolën që ta fitojnë këtë ndeshje dhe ta fitojnë trofeun e Kupës, garë kjo e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.

Trepça fiton për herë të dytë radhazi këtë trofe. Basketbollisti më i mirë në këtë finale ishte Drilon Hajrizi, i cili 16 pikë. /rtklive

 

Asnjë koment

Comments are closed.