Finalja e Ligës së Kampionëve në Porto
Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të ekipeve Chelsea dhe Manchester City do të mbahet më 29 maj në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub.
Ndeshja është bartur nga Turqia në qytetin portugez Porto, për shkak të kufizimeve për koronavirus.
Portugalia është në listën e gjelbër të Anglisë, andaj lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë në këtë organizim, pa pasur nevojë që t’i nënshtrohen karantinës gjatë kthimit, transmeton REL.
Turqia aktualisht është në listën e kuqe.
Finalja ishte planifikuar që të mbahej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll.
“Privimi i përkrahësve nga mundësia për të parë ndeshjen fizikisht, nuk ishte opsion dhe unë jam i kënaqur që ky kompromis është gjetur,” ka thënë presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Aleksander Ceferin.
Kjo është viti i dytë me radhë që finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Portugali.
Vitin e kaluar finalja është mbajtur në Lisbon, derisa kampion është shpallur ekipi Bayern Munich.