25-04-2024

Fitimtarët dhe macet e zeza

Dua të bëj një krahasim të qenurit luftëtar dhe mace e zezë në shoqërinë ku jetojmë. Pse po e shkruaj këtë?! Kohëve të fundit për disa muaj rresht ka filluar një aktivitet i gjykatës speciale për t’i thirrur luftëtarët në intervista në dhomat e specializuara. Kjo është situatë groteske kur bën krahasimin ndërmjet të qenurit luftëtar i atdheut dhe të qenurit zaptues, sundues i të tjerëve në tokën e tyre.

Shkruan: Batjar Halili

Drejtesia duhet të merret pikërisht me ata që kanë dhunuar, që kanë vrarë gra, pleq dhe femijë të pambrojtur, atyre që kanë dëbuar një milion e gjysëm qytetar nga trojet e tyre e shumë bëma të tjera gjenocidale. Por kjo nuk është risi sepse ka ndodhur në shumë popuj përgjatë  historisë së zhvillimit njerëzor dhe neve si shqiptar e kemi patur traditë që t’u shkojmë gjërave deri në fund në mbrojtje të atdheut. Dhe po këta luftëtar e ngritën veten e tyre në pedeistalin më të lartë kapën armët dhe u radhiten, u organizuan dhe gjetën guxim brenda personalitetit të tyre për të dhënë më të shenjtën e tyre, jetën, familjen, dhe çdo gjë që kishin për të mbrojtur atdheun. Por 20 vjet pas luftës po ndodhin shumë çudira. Këta po gjykohen padrejtësisht edhe pse deri më tani ka rezultuar që kanë dalur të pafajshëm dhe jam shumë i bindur që edhe kësaj radhe do ia dalin.

Por me ftesat që u bëhen këtyre ushtarëve të lirisë, shikoj shumë qytetar që janë të kënaqur dhe po eksitohen nga ajo që po u ndodh luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare. Pse ndodh ky eksitim emocional i shfrenuar dhe kaq mostruoz?! Dhe pikërisht këtë e gjejmë edhe tek shtresa e ashtuquajtur intelektuale si; gazetar, politikanë, si dhe personalitete të fushave të tjera, fakt që më bën të habitem, se ku e gjejnë guximin për të folur me shumë kompetenca kundër ushtarëve të lirisë, ndërkohë që këta për vete kur i ka thirrur atdheu kanë qenë në kampe të ndryshme në Shqipëri, Maqedoni etj dhe shumë prej tyre në ato situata nga frika ose nga qejfi kanë ngjizur fëmijë, kjo ka qenë lufta e tyre.

Duke qënë se armiku ynë ka qenë dhe është shumë i egër, kur ka ardhur këtu për të na pushtuar ka gjetur patriot, por edhe tradhtarë. Patriotët ishin ata që hapen shkolla, që kontribuan me mënyra të ndryshme kundër regjimit dhe më të devotshmit ishin ata që morën pushkën dhe ndoqën rrugën e të parëve të tyre si; Isa Boletini, Azem Bejta, Shote Galica etj dhe në fund u rreshtuan në krahun e komandantit legjendar Adem Jashari, duke e ditur që me shkaun funksionon motoja “ja vdekje ja liri.” Mirëpo një pjesë tjetër u konformuan, u dashuruan me rregullat dhe zullumet e armikut që edhe sot janë aq shumë nostalgjikë saqë për ta gjumë nuk ka gjumë ecin para pas veç për t’i goditur ata që sot janë dinjiteti i kombit shqiptar. Ata sot janë pjesë e partive politike, janë pjesë e organizatave të ndryshme që punën e tyre e kanë vetëm sensibilizimin e opinionit publik vetëm e vetëm që të dëmtohet imazhi i luftëtarëve të lirisë dhe të njolloset lufta e shenjtë që bënë “Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare” të Kosovës.

Heronjtë dhe tradhtarët, në këtë kohë për t’i njohur e klasifikuar kërkohet maturi. Sepse në kohë të tilla, personat më të pabesë mund të sillen si heronj. Kurse heronjtë e vërtetë në këto situata durojnë, luftojnë, përballen me vështirësi, dhe në fund, edhe nëse vdekja u kalon përpara syve, nuk ndryshojnë qëndrim.

Tradhtarët bëjnë të kundërtën. Kjo është arsyeja pse tradhtarët nuk u besojnë as njerëzve për të cilët punojnë. Sepse ata e dinë që pos shitjes së atdheut, kombit, vlerave fetare dhe kombëtare nuk do të ketë asgjë për të shitur.

Kur shikojmë historinë, shohim se të gjithë tradhtarët kanë të njëjtin fund, domethënë ata kanë vdekur si shtypës e tradhtar të vlerave kombëtare. Ata largohen nga kjo jetë, të mallkuar brez pas brezi. Kombi shqiptar ka patur shumë heronj, por ka patur edhe tradhtarë që kanë jetuar me rreziqe, konflikte dhe luftëra të mëdha përgjatë historisë. Krahas kombit, heronjtë kanë zënë vendin e tyre në anën e armikut. Le të përcjellim fundin e një tradhtari nga ana e armikut, si një shenjë.

Le të njihemi me tradhtarët këto ditë kur po ftohen ushtarët e UÇK-së  në gjykata të specializuara që nuk janë pjesë e kombit dhe që sakrifikojnë ekzistencën e tyre për kombin përpara se të flasin me gjuhën e kombit ata i gëzohen maltretimeve dhe denigrimeve që u bëhen ushtarëve të lirisë. Por kujdes qytetarë të Republikës së Kosovës sepse njohja e tradhtarëve pasi të mbarojnë punën e tyre nuk ka shumë kuptim. Ajo shërben vetëm për keqardhje. Ne dëshirojmë që kombi ynë të njohë heronj dhe tradhtarë në mjedise të sigurta dhe paqësore, të veprojë në përputhje me rrethanat dhe të mos bie në grackë. Masa e vetme dhe e vazhdueshme në këtë drejtim është që t’i nxjerrim para aktit të kryer në mjediset ku jetojmë dhe pavarësisht bindjeve politike mos të njollosim figurat e shquara të kombit shqiptar, të ndikuarat nga macet e zeza që edhe kur ta presin rrugën duhet të ndryshosh drejtim.

Heronjtë janë gjithmonë në anën e kombit dhe tradhtarët janë në anën e armikut. Nëse një komb është shumë i verbër për ta parë atë, është i pashmangshëm cenimi i atdheut.

(Autori është psikolog dhe Profesor i psikologjisë)

Asnjë koment

Comments are closed.