Fitorja e bujshme me Argjentinën/ Mbreti Salman merr një vendim të papritur për Arabinë Saudite
Arabia Saudite- Një entuziazëm i papërshkruar ka përfshirë Arabinë Saudite pas fitores me Argjentinën.
Një ngjarje kaq e jashtëzakonshme sa mbreti Salman e shpalli të mërkurën festë kombëtare.
Princi i Kurorës Mohammed bin Salman ka festuar suksesin e përfaqësueses dhe po ashtu të gjithë punonjësit dhe studentët e sektorit publik do e kenë ditë pushimi.
“Për ta përmbledhur, planetët janë rreshtuar. Ne nuk duhet të harrojmë se Argjentina është ende një ekip fantastik,” tha trajneri i Arabisë Saudite, Hervé Renard pas suksesit të jashtëzakonshëm. “Ata janë kampionët aktualë të Kupës së Amerikës, ata kanë lojtarët më të mirë, por ky është futbolli.