Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes, u realizua me 120 mijë letra nga Arbnora Fejza
Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka treguar ne Top Channel emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.
“Ky projekt ka qenë një ndër projektet që e ka punuar me shumë dashuri, por edhe një nga më të vështirat që e kam realizuar. Ka qenë një punë sfiduese për mua dhe për të gjithë stafin, kështu që jam shumë e lumtur që kam arritur të realizoj diçka gjigante për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe t’ja bëj dhuratë shtetit shqiptar. I gjithë procesi i punës ka shkuar mirë, por edhe pavarësisht sfidave që u përballëm ne arritën që t’ja dilnim. Është dashur një muaj që të bëhej përgatitja e letrës, ku një copë letër ka pasur 10 palosje në vete, është dashur 120 mijë pjesë letre të punuar dhe të bëhen palosjet e duhura. Vështirësia më e madhe ka qenë kur kemi bërë matjet e para për të bërë shqiponjën, ato pikat koordinuese, masat etj.