27-07-2024

Hoti e Selmanaj takojnë Escobarin: Folëm për sfidat që po kalon Kosova në dialogun me Serbinë

Deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë takuar përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti bëri të ditur se takimin e karakterizuan biseda të hapura me theks tek sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kanë me ShBA-të

Asnjë koment

Comments are closed.