Flamuri kuq e zi valëvitet në koncertin e Ritës në Glasgow
Rita Ora po vazhdon me turneun e koncerteve në Evropë.
Rita Ora ka mbajtur edhe një koncert të suksesshëm në kuadër të turneut “Phoenix”, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja ka performuar në Glasgow, ku si çdo herë ka dhënë performancë mahnitëse para fansave të saj.
Një grup fansash, kishin marrë me vete flamurin kuq e zi, madje një prej tyre kishte veshur bluzë me shqiponjën dykrenare.
Ishte motra e Ritës, Elena, ajo e cila ka postuar një fotografi, në të cilën shfaq fansat e Ritës duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar.
Për ndryshe, Rita Ora ka paralajmëruar dy projekte muzikore, njëri prej tyre publikohet nesër (e premte).