Flasin nga Qendra Tregtare në Prizren pas rrahjes ku mbetën të lënduar tre persona
Në mëngjesin e ditës së dielw ndodhi një incident i rëndë në një qendër tregtare në Prizren.
Në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall”, sigurimi bëri për spital tre persona pas një konflikti verbal për vendosjen e maskave anti Covid 19.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike.
Sipas Gashit, arsyeja e përleshjes në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.
Nga Qendra Tregtare “Galeria Shopping Mall”, kanë thënë se me rastin është duke u marr Prokuroria, teksa për detaje të tjera do të njoftohen me vonë.
” Është duke u marr me rastin Prokuroria dhe nuk mundem të them asnjë detaje tjetër për momentin” – u deklaruan nga “Galeria Shopping Mall” për Gazetën Insajderi.