Flet Lutfi Çollaku nga Prizreni që iu thye furra në Serbi: S’kam pasë telashe me askënd
Lutfi Çollaku nga Prizreni është pronar i furrës “Banat Çollaku” në qytetin Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës, që mbrëmë iu thye lokali.
Derisa ende nuk dihen motivet e sulmit, nëse ishin ose jo etnike, Çollaku thotë se nuk ka pasë asnjëherë telashe me dikë.
Ai për një medium lokal tha se ishte duke punuar edhe në mesnatë kur dëgjoi thyerjen e xhamit në derën e lokalit.
“Thyerja ndodhi derisa isha duke punuar mbrëmë rreth orës 00:30. Ndihem normal dhe nuk kam asnjë telash me dikë. Pas sthyerjes erdhi policia. Këtu jetoj bashkë me familjen time dhe familjet e të punësuarve të furrës”, ka thënë ai për “Belocrkvanske Novosti”.
Lexo edhe:
Po ashtu, edhe fqinjët e tij thanë se kurrë s’kanë pasë problem me Lutfiun dhe se kanë qenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij.
Ndonëse, në Serbi ka pasë më herët thyerje të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.
Lexo edhe:
Policia jep raportin për aksidentin fatal në Piranë, ku vdiq një person