08-09-2024

Fluks i veturave në Prizren (Video)

Tashmë edhe Prizreni po përballet me fluks të madh të veturave. Kjo tregon për sezonin e dasmave, dhe ardhjen në pushime të bashkatdhetarëve, pasi një gjendje e tillë si në foto shihet shpesh ditëve të fundit.

Një situatë e ngjashme ishte edhe sot në drekë, në rrugën transitore Prizren- Kukës, tek udhëkryqi apo semaforët përballë ETC-së, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Situata të tilla po krijohen edhe në hyrjet tjera të Prizrenit, në rrugën nga Suhareka, Reçani dhe nga drejtimi i Gjakovës.

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj kolonave të gjata që po krijohen, derisa në rrugë mungojnë policët e trafikut. Në foton dhe videon e dërguar nga një lexues i portalit shihen makinat në radhët e gjata të kolonës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.