09-12-2024

Vetëm dy të porsalindur brenda 24-orëshit në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar,  në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm dy,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Të dy foshnjat janë vajza.

Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të lindjeve.

Pavarësisht lëvizjes së numrit të të porsalindurve nga dita në ditë, numri mesatar i tyre sillet nga tetë e më lartë.

Një ditë më parë  në Prizren, ndërkaq lindën tetë foshnje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.