27-07-2024

Kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj kritikon Haskukën se me kamion nga Serbia solli lopë në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për përdorimin e transportit nga Serbia për sjelljen e lopëve në Prizren.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, sot ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për 99 blegtorët përfitues të komunës së Prizrenit nga projekti “Furnizimi i blegtorëve me lopë qumështore”, ku prezentë ishte edhe Haskuka.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Në anën tjetër opozitari  Baldedaj, derisa në rrjetet sociale ka postuar një foto të kamionit me të cilin janë transportuar lopët, e që mbante targa të Serbisë, e ka quajtur “patriot” Haskukën, duke  i drejtuar pyetje atij, nëse lopët janë blerë nga Serbia, nëse e ka paguar taksën 100 % apo e ka hequr atë, me ndonjë “vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, veç me kuvendarët e koalicionit, apo me ndonjë konkluzion I konsultuar me drejtorët”. /GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.