27-07-2024

Ka ndërruar jetë, Isuf Kryeziu, babai i Heroit të Kosovës, Ismail Kryeziu

Sot pasdite ka ndërruar jetë plaku i nderuar, Isuf Kryeziu, babai i dëshmorit, Ismail Kryeziu nga lagjja ” Arbana”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit.

Sipas tyre, zotëri Isufi ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme duke qenë me familje në Velipojë.

Kufoma e të ndjerit është duke u transportuar nga Shqipëria, dhe familjarët thonë se për kohen e varrimit të të ndjerit do të informohen më vonë miqtë dhe të gjithë qytetarët./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.