Foto historike: Djegia e Krushës së Vogël, 21 vjet më parë
21 vjet më parë, pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe në Kosovë, u dogj fshati Krushë e Vogël e Prizrenit.
Njëri nga aktivistët e këtij fshati, Agron Limani, njëkohësisht bashkautor i librit “Fshati i vrarë” ka publikuar një foto historike, ku shihet tymi gjatë djegies së Krushës.
“Më 26 mars të vitit 1999, serbët e fshatit Krushë e Vogël, të ndihmuar nga forcat e rregullta policore, vranë 113 fëmijë, të rinjë, burra e pleq shqiptarë të po këtij fshati. Pasi vranë këtë masë të madhe shqiptarësh të pambrojtur, bënë plaçkitjen e shtëpive të tyre dhe në fund i dogjën ato”, ka shkruar ai. / GazetaePrizrenit.net /