20-04-2024

Mësimi online në Kosovë do të vazhdojë së paku deri më 6 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që mësimi online të vazhdojë së paku deri më 6 prill.

Ndërprerja e mësimit në shkolla ishte bërë me 11 mars dhe ishte paraparë të mbetje në fuqi deri më 27 mars, por me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ky vendim do të vlejë deri më 6 prill.

Vendimi për mbetjen në fuqi të kësaj mase u mor në mbledhjen e 18-të të qeverisë të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të marrjes së masave për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

Asnjë koment

Comments are closed.