Foto mahnitëse nga sateliti: Trevat shqiptare të mbuluara me borë
Në një fotografi satelitore të shkrepur më 17 janar të këtij viti, shihen të gjitha trevat shqiptarë që i ka mbuluar bora.
Bora ka mbuluar gjithë Kosovën, ndërsa në Shqipëria ka rënë borë edhe në zonën bregdetare të jugut.
Kjo shihet edhe në një fotografi të publikuar nga “Prishtina Weather”, të cilat tregojnë se vetëm pjesa perëndimore e Shqipërisë nuk është mbuluar nga reshjet e borës.
Përshkrimi i plotë i fotografisë:
Foto satelitore e trevave shqiptare të mbuluar me shtresë bore
Kjo foto është marrë para një jave, më 17 janar 2019, pas të reshurave të dendura të borës që ranë ditëve pararendëse. Pamjet janë realizuar nga satelitët europian Copernicus S2 në rezolucion prej 10 metrash. Më 17 janar kushtet atmosferike ishin të përshtatshme që të realizohet kjo foto, e cila rallëherë që mund të realizohet, për shkak që orbitat e satelitëve me rezolucion të lartë nuk janë të përditshme, e mund të ndodhë që në ditët kur janë kushtet ideale për fotografim sateliti të mos jetë në orbitën e duhur mbi pozicionin e kërkuar.
Në këtë pamje vërehen qartë zonat e mbuluara me borë, kryesisht pjesët më kontinentale dhe viset malore, derisa zonat bregdetare dhe të ulëta të Shqipërisë së mesme janë pa shtresë bore./360grade