16-04-2024

FOTO: Memoriali kushtuar komandant “Drinit” në Prizren në prag të përfundimit

Ndërtimi i Memorialit kushtuar komandantit të UÇK-së nga Prizreni, Ekrem Rexhës i njohur me nofkën “Drini” është në prag të përfundimit.

Realizimi i këtij projekti ka kushtuar rreth 150 mijë euro.  Në fazën fillestare projekti kishte vlerën 139.500 euro, por sipas zyrtarëve komunal më vonë janë shtuar edhe rreth 10 mijë euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Ekrem Rexha, ish-komandant  i  Zonës Operative të Pashtrikut u vra në rrethana misterioze para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”,  në mëngjesin e 8 majit 2000. Për veprimtarinë e tij, nga Presidenti i Kosovës është dekoruar “Hero i Kosovës”.

Hapësira e paraparë  prej 1. 400m² për vendosjen e Memorialit gjendet në pjesën qendrore të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”, apo në mini-parkun, përballë selisë së Kuvendit të Komunës (“Shtëpia e Bardhë). /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.