24-04-2024

Foto të reja të ariut në Prevallë

Një ari po shëtit në Prevallë në kërkim të ushqimit. Pamjet e ariut në Prevallë s’përbëjnë  lajm të ri, por fotot janë të ditëve të fundit.

Një vit pasi një ari u shkaktoi dëme blegtorëve në Prizren, frika për përsëritjen e historisë është rritur.

Së fundi një ari është parë nga qytetarët në Prevallë. Ata kanë arritur ta fotografojnë kafshën.

Në majin e vitit të kaluar ariu kishte vrarë rreth 40 krerë dele në këtë zonë.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë pas kësaj kishte kërkuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës që të kapnin dhe vrisnin kafshën problematike. Por një përpjekje e tillë nuk kishte dalë e suksesshme.

Pavarësisht kërkesave të banorëve, vendimi për vrasjen e tij kishte hapur shumë debat.


Asnjë koment

Comments are closed.