23-11-2024

Fotot dhe rastësia e madhe me vajzën: Flet Princesha Elia Zaharia Zogu

Princi Leka dhe princesha Elia Zaharia Zogu u bënë pak kohë më parë prindër të një vajze.

Vajza trashëgimtare e ish-familjes mbretërore mban emrin Geraldinë.

Ajo ka marrë emrin e gjyshes së Lekës, Garaldina, bashkëshortja e Mbretit Zog.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!”, tha Elia fillimisht, pas urimeve të shumta që mori pët vajzën.

“Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!”, – tha ajo, duke zbuluar edhe detajin dhe rastësinë e veçantë.

“Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”,  – u shpreh Elia, gjithashtu edhe aktore. /NOA.al/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.