26-04-2024

Fqinji tregon se pse kosovari vrau gruan dhe vajzën e tij në Gjermani

Sot në orët e mëngjesit në qytetin Isselburg të Gjermanisë, një kosovar 51 vjeçar vrau gruan e tij, 46 vjeçare dhe vajzën e tij 17 vjeçare, pastaj në fund vrau vetën.

Kurse, vajza tjetër 14 vjeçare, kishte arritur të shpëtoj, pasi ishte fshehur.

Një nga fqinjët, në një prononcim për “BBV-net.de” tregoj për problemet që kishin pasur qifti më herët.

“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë”, shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin.

Çifiti kosovar, tashmë të ndjerë, kanë edhe një vajzë që nuk jetonte në këtë shtëpi.

Asnjë koment

Comments are closed.