Fshati i Opojës po mahnit të gjithë (Foto)
Njëri nga fshatrat e Dragashit është edhe fshati Shajne. Supozohet se emri i fshatit Shajne ka qenë Zolc. Me këtë emër fshati Shajne është gjetur edhe në dokumente të Osmanëve në vitin 1571.
Në fshat ekzistojnë disa monumente historike që datojnë herët dhe janë karakteristik e fshatit si : Xhamia e Shajnes , që sipas evidencës në këshillin e Bashkisë Islame në Dragash për herë të parë është ndërtuar në vitin 1413 dhe është rindërtuar më vonë disa herë .
Vende tjera karakteristike janë : “Gurishtat”,”Guri i Stenices “, ” Kroji i Vjeter” etj./gazeta express/